Takimi për Asociacionin në Ambasadën e SHBA-së, deklarohet Donika Gërvalla

Në objektin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës sot është mbajtur një takim ku u diskutua për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Nikoqir i këtij takimi, ku pjesëmarrës ishin përfaqësues të institucioneve, partive politike e shoqërisë civile, ishte ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Në një deklarim në rrjetin social Twitter, zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla falënderoi ambasadorin amerikan ndërsa tha se Kosova ofron kornizë për të drejtat e pakicave.

“Falënderoj Ambasadorin Jeff Hovenier për pritjen e takimit të sotëm. Kosova ofron kornizën më të avancuar të të drejtave të pakicave në Evropë” – tha ajo.

Pas takimit u deklaruan edhe nga partia opozitare, PDK e drejtori ekzekutiv i Asociacionit të komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

PDK deklarohet pas takimit në Ambasadën e SHBA-së, s’përmend askund Asociacionin