Takimi mes dy qeverive, ushtarët maqedonas kujdesen për sigurinë e qeveritarëve të Kosovës

Sot, dy qeveritë, ajo e Kosovës dhe e Maqedonisë së Veriut do mbajnë mbledhje të përbashkët ku pritet të nënshkruhen disa marrëveshje e memorandume.

Përveç kryeministrit Kurti, atje do të jenë edhe zëvendës kryeministrja, Donika Gërvalla, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Rozeta Hajdari, ministre e industrisë, ndërmarrsisë e tregtisë.

Përgjatë rrugës për në Shkup, nga kufiri janë parë forca te shumta të policisë maqedonase por edhe ushtarë të armatosur përgjatë rrugës. Madje, derisa eskorta e kryeministrit ka kaluar, është ndalur plotësisht qarkullimi i komunikacionit.