
Takimi me Escobar, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut: Diskutuam për rëndësinë e marrëveshjes
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani është takuar sot në Ohër me Zëvendës Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit Gabriel Escobar dhe me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak.
Osmani ka thënë se me Escobarin dhe me Lajçak kanë diskutuar për rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndihmën e vlefshme të BE dhe ShBA.
“Takova Escobar dhe Lajcak në Ohër. Diskutuan rëndësinë e arritjes së një marrëveshjeje mes Kosovës dhe Serbisë dhe ndihmën e vlefshme të BE dhe ShBA. Marrëveshja e Ohrit, Traktati i Miqësisë dhe Marrëveshja e Prespës si shembull se zgjidhja përmes dialogut është e mundur”- ka shkruar Osmani.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti së bashku me zëvendëskryeministrin Bislmi dhe ministrin Çeku kanë takuar në ambientet e hotelit në Ohër, kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmanin.
Ata janë takuar për disa minuta për kafe, por nuk kanë pranuar të flasin për media pas takimit.
Në Ohër të Maqedonisë së Veriut sot po mbahen takimet e radhës në kuadër dialogut Kosovë-Serbi.
Met DAS #Escobar & @MiroslavLajcak in Ohrid. Discussed the importance of reaching an agreement btw 🇽🇰 & 🇷🇸 and the valuable 🇪🇺 & 🇺🇸 assistance. The Ohrid Agreement, Treaty of Friendship and the Prespa Agreement as an example that a solution through dialogue is possible.@AliAhmeti pic.twitter.com/r4xih0POLi
— Bujar Osmani (@Bujar_O) March 18, 2023