Takimi i radhës Kurti - Vuçiq, para datës 25 korrik

Takimi i ardhshëm mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet më 25 korrik.

Kështu ka bërë të ditur Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, pas takimit që sot kishte në Bruksel.

“Treguam qëndrimin tonë kritik për procesin dhe marrëveshjet e deritanishme. Shprehëm gatishmërinë tonë për dialog konstruktiv për njohje të ndërsjellë. Takimi i radhës do të mbahet para pushimit të verës që nis me 25 korrik”, ka shkruar kreu i ekzekutivit kosovar.

Sot në Bruksel është zhvilluar rundi i ri i bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.

Ky është takimi i parë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.