Tahiri: Veç Prishtina e Gjakova kanë ngrohje qendrore, ndërtesat ne qytete tjera nxehen me rrymë

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka thënë se vetëm dy qytete të Kosovës kanë pjesërisht ngrohje qendrore ndërsa në të gjitha qytetet tjera të gjitha ndërtimet e larta ngrohen me energji elektrike.

“Vetëm në dy qytete të Kosovës, në Prishtinë dhe Gjakovë ka pjesërisht ngrohje qendrore, shkoni këqyrni, këtu ka 10 deputetë të Ferizajt, krejt ndërtimet e larta nxehen me energji elektrike në Ferizaj, që ku e ki këtu Lipjanin, Vushtrrinë, Prizrenin edhe Podujeva e të gjitha këto qytete me energji elektrike nxehën”, ka thënë Tahiri.

Tahiri tha për Kurtin se liderët që marrin votë popullore mbi 50 për qind nuk ja bartin problemet qytetarit por bëjnë zgjidhje.

“Krejt deputetët e Aleancës, e ke votën tonë, mos e le shtrenjtimin se mundësh, kur ke dit me i fitu 50 për qind duke shkuar herë në të majtë herë në të djathtë tash e ke shumë lehtë , e ke mbështetjen tonë. Po të lusim vepro mos e le rrymën mu shtrenjtu”, ka thënë ai.

Tahiri për mosparaqitjen e listës serbe për debat tha se për ta paguajnë qytetarët e Kosovës.

“Lista Serbe siç e dini e ka fal rrymën, në atë pjesë e paguajnë qytetarët e Kosovës rrymën elektrike”, tha ai.

Ndërsa kësaj i ‘u përgjigj Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

“Moti ja keni paguar Besnik, që disa vite”, tha Konjufca.