Tahiri sugjeron Kurtin: Mos u tako me palën e Serbisë pa kërku falje, se është marre prej qytetarëve

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë seancës së jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku po flitet për programin qeverisës, ka thënë se darka e nesërme e paralajmëruar në Bruksel, me liderët e Ballkanit Perëndimor, nuk është dialog me Serbinë.

Ai ka thënë se ajo është thjesht një darkë tradicionale.

“Darka nesër mbrëma në Bruksel, nuk është dialog me Serbinë, por është darkë tradicionale e liderëve të Ballkanit Perëndimor. Mos liberalizimi i vizave është çështje politike dhe jo teknike, pasi kriteret që janë teknike, janë plotësuar. Imazhi nuk është kriter teknik, por është bërë pengesë politike. Edhe Komisioni Evropian edhe Parlamenti Evropian e duan liberalizimin për Kosovën, por ja që ka shtete të cilat nuk po na ndihmojnë”, tha Kurti.

Ndërkaq pas Kurtit, ka replikuar deputeti i Partisë Demokrtaike të Kosovës, Abelard Tahiri duke e pyetur Kurtin se përse po shkon në këtë darkë, pa kërkuar falje siç ke thënë më parë?.

“Nesër e ke darkën edhe me Bërnabiqin edhe me të tjerët, pas dy jave e ke takimin. Pse po shkon? Pse po shkon pa kërku Serbia falje. Mos shko se është marrë pa u kërku falje qytetarëve rreth të pagjeturve”, tha Tahiri.

Deputetet e Kuvendit te Kosovës janë duke e mbajtur seancën e jashtëzakonshme me pikën e rendit të ditës Prezantimin e Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitet 2021-2025.

Abdixhiku për programin qeverisës: Është një nga dokumentet më jo-përmbajtësore që kam lexuar ndonjëherë