Tahiri: Shkarkimi i bordeve pa një vlerësim, është gabim

Besnik Tahiri shef i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e ka konsideruar të gabuar shkarkimin e bordeve të agjencive pa ndonë vlerësim paraprak.

“Çështjen që e diskutova në këtë mbledhje është ajo e shkarkimit dhe intervenimit të shumicës parlamentare dhe qeverisë në institucionet e pavarura që i raportojnë Kuvendit. Shkarkimi i bordeve pa e bo një vlerësim të saktë, është gabim”, tha Tahiri në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Tahiri ka thënë që iniciativat për shkarkim duhet të fillojnë pas vlersimit të punës së këtyre bordeve.

“Kërkova kur niset një iniciativë për një shkarkim kjo të bëhet mbi bazën e vlerësimit, jo vetëm kolektiv por edhe individual”, tha ai.

Në seancën e djeshme me 62 vota për 3 vota kundër, 11 abstenime, Kuvendi i ka shkarkuar pesë anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Anëtarët e shkarkuar të këtij Këshillit ishin: Eshref Shabani, Malsore Gashi Bajraktari, Jeton Koca, Arben Mehmeti dhe Ardita Haxhinikaj Demi.

Kuvendi shkarkon pesë anëtarët e KPMShCK-së