Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Tahiri refuzon të komentojë vendimin e Thaçit për faljen e dënimit për Shpresim Ukën dhe Bekim Sylën
Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka refuzuar të komentojë vendimin e ish-presidentit Hashim Thaçi për faljen e dy të dënuarve të rastit “Bllaca”, Shpresim Ukës dhe Bekim Sylës. një ditë para se të nisej për në Hagë.
“Është e pandershme me më pyet për këtë. Unë jam një person që kam qenë në një procedurë të caktuar në Gjykatën Speciale dhe kjo ma ndalon me komentu me njerëz të cilët janë në procedurë penale”, tha Tahiri në debatin ‘Kallxo Përnime’,
Një ditë para nisjes për në Hagë, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kishte falur një pjesë të dënimit për dy të dënuarit në rastin “Bllaca”, Shpresim Uka dhe Bekim Syla.
Uka dhe Syla u falën me dekret të ish-presidentit. Shpresim Uka, i cili ishte dënuar me 15 vite burgim në rastin “Bllaca” u fal nga ish-Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi. Atij iu falën katër vite burgim.