Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri – Qeverisë: Rishikimin buxhetor po na e sillni me vonesë, pas 120 ditëve

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga AAK-ja, Besnik Tahiri, foli në lidhje me rishikimin buxhetor të vitit 2021.

Sipas tij ky rishikim ka ndodhur me një vonesë të madhe, pas 120 ditëve punë nga Qeveria Kurti 2.

“Po na sillni rishikimin buxhetor për vitin 2021 me një vonesë të jashtëzakonshme pas mbi 120 ditë punë, rishikim ky i cili në esencë efektin e vet praktik nuk mund ta ketë para shtatorit”, tha Tahiri.

Sipas tij, Ministria dhe Qeveria e sollën këtë rishikim për të mbuluar pazotësinë e veprimeve të tyre në raport me investimet publike dhe me ato që duhet të ndodhin në komuna dhe në raport me premtimet e zotimet që ju i kanë dhënë në këtë kohë.”, shtoi ai.

Ai për fund pati edhe kërkesa drejtuar qeverisë ku një ndër ato ishte edhe Ligji i pagave.

“Kërkesa ime për ju është që ta shikoni seriozisht ligjin e pagave, financimin e këtij ligji që e përmbush reformën e administratës shtetërore dhe pastaj e financon 1 sistem të disiplinuar”, shtoi ai.

Ministri i Financave të Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, gjatë seancës së Kuvendit, paraqiti Projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021.

Ministri i Financave prezanton projektligjin e buxhetit të rishikuar për vitin 2021