Tahiri: Prokuroria duhet me hetu AKP-në, ka deputetë që janë të përfshirë në privatizim

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, në seancën e Kuvendit që po diskutohet për Agjencinë Kosovarë Privatizimit, tha se kryeministri, Albin Kurti nuk është në dijeni se çka është duke dashur të votoj.

“Kryeministër nuk e di a je i vetëdijshëm çka ka propozu komisioni. Këta po thonë me vazhdu punën, ti po thu me mbyllë. Nuk mundesh me ndërru mandatin e njerëzve me e-mial. Mandatin e tyre e përcakton ligji, nëse do me zhbë agjencionin, sille ligjin”, tha Tahiri

Tahiri e ripërsëriti se për çështjen e punës së AKP-së, duhet prokuroria të nis hetime.

Ai po ashtu theksoi se ka familjarë të njerëzve të rëndësishëm e deputetë, që kanë qenë të përfshirë në procese të privatizimit.

“Sa i përket korrupsionit, prokuroria duhet të bëjë task forcë edhe të nis hetime. Këtu edhe në Kuvend ka njerëz, ka edhe familjarë të njerëzve të rëndësishme, që janë të përfshirë në proces të privatizimit. Krejt duhet m’i hetu, por duhet task-forcë të bëni”, tha Tahiri.