Tahiri: Problemi në klinika, i tërë farefisi vjen për vizitë te pacienti

Esat Tahiri, drejtor i kompanisë ‘Security Code’, kompani e cila ka kontratë me ShSKUK-në për sigurimin e klinikave, në emisionin përballë Jeta Xharrës ka thënë se është duke ‘luftu’ kundër një mentaliteti. Sepse sipas tij, nuk mundesh me i bind njerëzit, që nuk kanë nevojë me i vizitu familjarin brenda në klinikë.

“Ai vetëdijësimi ose mentaliteti që e kemi trashëgu, ajo është kyç sepse ti nuk vjen për familjarin tënd, ti ke me thanë se ai ka me u idhnu. Është një punë e thjeshtë që e kemi çdo ditë dhe rojet e mia kanë konflikt çdo ditë. Problemi numër një është i mentalitetit, është se duhet me ardhë krejt familja me e pa pacientin e me i nejt te kryt”, tha Tahiri.

Tahiri ka bërë të ditur se punëtorët e tij në dy-tri raste edhe janë sulmuar fizikisht në vendin e punës e rastet kanë përfunduar në polici.

“Ka raste kur janë shku deri në polici, se kanë ndodhë dy-tri raste nëse më kujtohet, edhe me thyerje të duarve punëtorëve të mi”, ka thënë Esat Tahiri.