Tahiri: Nesër do të dorëzojmë kallëzim penal për secilin anëtar të ZRRE-së

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojnë kallëzim penal në Prokurorinë Speciale, për secilin anëtar, veç e veç, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), pasi sipas tij, nuk po e respektojnë vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Gjykata Themelore e Prishtinës më 9 prill e kishte aprovuar kërkesë-padinë e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për aprovimin e tarifave të reja të rrymës.

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit që u mbajt sot, deputeti Tahiri tha se aplikimi i tarifave të reja është haraç ndaj qytetarëve.

“Meqenëse ZRRE e ka deklaru që nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës dhe tarifat e reja kanë vazhdu, ne qysh nesër do të procedojmë rokurori speciale me kallëzim penal për secilin anëtar vec e vec të ZRRE-së. ZRrE në mënyrë të njëanshme dhe të jashtëligjshme ka vendos më i tarifu qytetarët me çmim të shtrenjtimit mbi 100 për qind duke qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Ky është haraç që vartësit e Albin Kurtit i kanë vendosur qytetarëve dhe ne nuk do ta tolerojmë. Ekipet tonë e kanë bërë tashmë gati kallëzimin penal”, ka thënë Tahiri.

Pas rritjes së tarifave të energjisë Partia Demokratike e Kosovës kishte ushtruar padi kundër vendimit të ZRRE-së, dhe i kishte kërkuar Gjykatës që deri në nxjerrjen e vendimit final, rritja e tarifave të energjisë të mos zbatohej.

PDK në kërkesën të cilën e kishte paraqitur në gjykatë kishte konsideruar se vendimi i ZRRE-së do të shkaktonte pasoja të pariparueshme për qytetarët në Kosovë.

Ndërsa propozimi i kësaj partie ishte kundërshtuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë me pretendimet se këtij institucioni do t`i shkaktohej një dëm i pariparueshëm në rast se pezullohet vendimi për shtrenjtimin e energjisë.

Gjykata vlerësoj se ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së do t`i shkaktonte dëm të pariparueshëm qytetarëve dhe se vendimi për pezullim është në interesin publik.

Tarifat e reja të energjisë kishin hyrë në fuqi më 9 shkurt 2022. Zyra e Rregullatorit të Energjisë kishte vendosur që konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në muaj nuk do të ketë shtrenjtim të energjisë elektrike, pra të njëjtit do të paguajnë me tarifat aktuale.

Tarifa e ulët për konsumatorët që shpenzojnë nën 800 kilovatë është 2.89 centë (pa TVSh) në tarifën e ulët apo atë të natës kurse 6.75 centë (pa TVSh) në atë të lartën apo të ditës.

Ndërsa për kilovatët e shpenzuar mbi bllokun prej 800 kilovatë, tarifën e lartë apo atë të ditës konsumatorët do ta paguajnë me 12.5 centë ndërsa tarifën e ulët apo atë të natës do ta paguajnë me 5.9 centë.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka paralajmëruar se nesër do të dorëzojnë kallëzim penal për secilin nga anëtarët e Zyrës Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), pasi sipas tij, nuk po e respektojnë vendimin e Gjykatës së Prishtinës.

Gjykata Themelore e Prishtinës më 9 prill e kishte aprovuar kërkesë padinë e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), kundër vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), për aprovimin e tarifave të reja të rrymës.

Pas mbledhjes se kryesisë qe u mbajtë sot, deputeti Tahiri tha se me aplikimi i tarifave të reja është haraç ndaj qytetarëve.

“Meqenëse ZRRE e ka deklaru që nuk do ta respektojë vendimin e gjykatës dhe tarifat e reja kanë vazhdu, ne qysh nesër do të procedojmë rokurori speciale me kallëzim penal për secilin anëtar vec e vec të ZRRE-së. ZRrE në mënyrë të njëanshme dhe të jashtëligjshme ka vendos më i tarifu qytetarët me çmim të shtrenjtimit mbi 100 për qind duke qenë në kundërshtim me vendimin e Gjykatës. Ky është haraç që vartësit e Albin Kurtit i kanë vendosur qytetarëve dhe ne nuk do ta tolerojmë. Ekipet tonë e kanë bërë tashmë gati kallëzimin penal”, ka thënë Tahiri.

Pas rritjes së tarifave të energjisë Partia Demokratike e Kosovës kishte ushtruar padi kundër vendimit të ZRRE-së, dhe i kishte kërkuar Gjykatës që deri në nxjerrjen e vendimit final, rritja e tarifave të energjisë të mos zbatohej.

PDK në kërkesën të cilën e kishte paraqitur në gjykatë kishte konsideruar se vendimi i ZRRE-së do të shkaktonte pasoja të pariparueshme për qytetarët në Kosovë.

Ndërsa propozimi i kësaj partie ishte kundërshtuar nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë me pretendimet se këtij institucioni do t`i shkaktohej një dëm i pariparueshëm në rast se pezullohet vendimi për shtrenjtimin e energjisë.

Gjykata vlerësoi se ekzekutimi i vendimit të ZRRE-së do t`i shkaktonte dëm të pariparueshëm qytetarëve dhe se vendimi për pezullim është në interesin publik.

Ndërsa nga ZRRE kanë deklaruar se do të ankohen në Gjykatën e Apelit ndaj vendimit të Gjykatës së Prishtinës për të shtyrë ekzekutimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës.