Tahiri: Ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës – AAK, Besnik Tahiri tha se kanë ardhur në një situatë ku zgjedhjet do të ishin zgjidhje.

Tahiri, tha se do të vijnë me një situatë kur Kuvendi nuk do ti ketë 120 deputetë dhe do të krijohet vakum kushtetues.

“Dorëzimi i mandatit nga lista serbe është shumë problem për shkak se tanimë KQZ-ja duhet të trajtoj në listë njerëzit tjerë për tu përmbushë. Ata nuk do të marrin mandatin. Ne do të vijmë me një situatë ku parlamenti nuk do t’i ketë më 120 deputetë dhe do të kemi vakum kushtetues të cilin duhet ta interpretojë Kushtetuesja” – tha Tahiri.

Tahiri tha se në mbledhjen e Kryesisë, e ka ngritur si çështje zhvillimet në veri të vendit.

“Nuk mund ta them a do të shkojmë në zgjedhje mirëpo ajo që po shohim çështja është ndërliku që ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje” – tha Tahiri.

Sa i përket krijimit të Asociacionit, Tahiri tha se nuk ka nevojë që qeveria të lëshojë pe e as të marr pozicione në dëm të Kosovës.

Sipas tij AAK-ja do të mbajë një konfrencë për media në orën 15:00 lidhur me këto zhvillime.

Deputetët e Listës Serbe zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.Kështu ka bërë të ditur Kuvendi i Kosovës përmes një komunikate për media.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjektipolitik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”- thuhet në njoftim.

Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë zyrtarisht dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës