Tahiri: Ligji për Zyrtarët Publikë është ligji i kapjes së administratës shtetërore

Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që mos të votohet Projektligji për Zyrtarët Publikë.

Ai me përgjegjësinë më të madhe tha se ky ligj nuk është ligji për zyrtarët publikë por, është ligji i kapjes së administratës shtetërore.

“Ka me godit në thelb funksionimin meritokrsatik të ngritjes në karrierë” – shtoi ai.

Projektligjin për Zyrtarët Publikë sipas Tahirit, duhet të shkoj në vijë me standarde me të cilat ne si shtet synojmë të krijojmë identitet tonin si shtet në rrugëtimin drejt BE-së.

“Projektligjin për Zyrtarët Publikë në esencë është ligji më i dëmshëm najë herë që vjen në diskutim në Kuvend” – shtoi ai.

Tahiri theksoi se e trajtojnë këtë ligj jo si iniciativë e LVV-së, po si rezultat i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese ku disa nene janë kontestu.

Sipas tij tij me këtë ligj 1 mijë e 600 drejtues të lartë të administratës publike janë të rrezikuar, respektivisht karriera e tyre varet nga partitë politike.