Tahiri - Kurtit: Vëllai i drejtorit të Doganës e bëri shpedicionin e 400 kg kokainë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën e sotme të Kuvendit, ka pretenduar se shpedicionin e kamionit që janë zënë 400 kilogramë kokainë e ka bërë vëllai i drejtorit të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu.

Ai e tha këtë çështje, pasi kryeministri, Albin Kurti e paraqiti si sukses të Qeverisë emërimin e tij.

“Tek drejtori i Doganave. Nuk pata me e ngrit, por e përmende si storie të suksesshme rekrutimin e këtij drejtori. Qysh është e mundshme që shpedicionin e kamionit që janë zënë 400 kilogramë kokainë, me bërë vëllai i drejtorit të Doganave. Si është mundur. A është rastësi?”, tha Tahiri.

“Shpedicionin e kamionit që i ka sjell 400 kilogramë e ka bërë vëllai  drejtorit që po na livdon ti. Në rrethana normale ky drejtor ish dashur që të suspendohet menjëherë. Kjo është e tmerrshme z. kryeministër. Kjo nuk është aferë por është megaferë, a e sheh në cilin pozicion je”, ka shtuar Tahiri.

Seanca është duke vazhduar.