Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri – Kurtit: Kur po ballafaqohesh me Vuçiqin po të duhet opozita (VIDEO)

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në seancën e sotme kritikoi qasjen e kryeministrit, Albin Kurti, i cili tha sot se nuk ka nevojë për votat e opozitës.

Sipas tij, qasja e Kurtit në këtë formë është arrogante.

“Sot Kurti tha se nuk më duhen votat e opozitës, kjo është papjekuria e tij më e madhe politike dhe arrogance më e fuqishme që e ka, duke ju thënë nuk kam nevojë për ju. Kur po ka nevojë mu ballafaqu me Vuçiqin, e kur po ka për tema që nuk donë me marrë përgjegjësi, po i duhemi. A kur po donë institucione me kapë, s’punohet kështu”, tha Tahiri në seancë.

Kurti sot duke folur për çështjen e reciprocitetit tha se duhet më shumë kohë që të zbatohet një gjë e tillë, derisa shtoi se nuk ka nevojë për votat e opozitës.

“Sa për votat e opozitës edhe në këtë aspekt nuk kam nevojë”, tha Kurti.