Tahiri: Kurthi i dialogut i ka zënë frymën Kosovës tash 14 vite, duhet të jepet një epilog

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri tha se qëndrimi partisë së tij nuk ka të bëjë me mbështetje të Qeverisë por me rrethanat në të cilat ndodhet Kosova.

Tahiri tha se AAK e mbështet planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve duke shtuar se dialogu duhet të marrë një epilog.

“Qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me mbështetjen e Albinit dhe qeverisë të tij por me rrethanat në të cilat ndodhet Kosovën. Kutha e dialogut tash e 14 vite e ka zënë frymën Kosovës, dialogu vit pas viti, rezolutat në këtë Kuvend në vitin 2012, votimi në 2013, marrëveshja e 2015tës, marrveshjet rend, marrja e kohës e secilit kryeministër me dialogun duhet ti jep një epilog. Ai epilog për marrëveshjen që po flasim i ka të mirat e veta që lidhet me njohjen por ka edhe sfidat e veta”- tha Tahiri.

“Prej Alenacës sa i përket kësaj marrëveshje e ke mbështetje, je tërhjek prej të gjitha kauzave t`ua. Ki kujdes se udhërrëfyesi mundet me kriu efekte që nuk e krijon paqen mund të ndërtohen struktura që e pengojnë marrëveshjen finale”- shtoi ai.

Deputeti Tahiri tha se AAK ka vlerësuar që dokumenti në rrethanat e vendit është në interes dhe në veçanti në forcimin e stabilitetit sigurisë dhe rrugës drejt anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti me kërkesë të opozitës, po raporton në lidhje me detajet e takimit në Bruksel.