Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri: Kur ishim në Amerikë më 2018, agjenda e ndarjes së Kosovës ka qenë në secilin takim

Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Tahiri, ka rrëfyer momente gjatë vizitës së ish-kryeministrit Ramush Haradinaj në ShBA në shtator të vitit 2018.

Tahiri ka treguar se në secilin takim që ka pasur delegacioni i Kosovës në atë kohë, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë.

“Në vizitën që e kemi pasur në shtator të vitit 2018 në SHBA, agjenda e ndarjes ka qenë në tavolinë dhe në secilin takim që kemi qenë. Agjenda e shkëmbit të territoreve ka qenë. Qëndrimi me integritet të lartë të kryeministrit Haradinaj, e ka bërë që në fund ai e ka paguar çmimin”, tha Tahiri në “Kallxo Pernime”.

“Ne jemi rrëzuar sepse nuk kemi hyrë në agjendën e ndarjes, kjo dihet botërisht”, shtoi Tahiri.