Tahiri: Kjo qeveri, është qeveri që varfëron

Abelard Tahiri, kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës ka bërë të ditur se PDK ka propozuar debat parlamentar për tiketat ngjitëse nëpër automjete, për të cilat qytetarët duhet të paguajnë nga 5 euro

“Kjo i prekë direkt qytetarët, nuk është vendim që e lehtëson jetën e qytetarëve. Kjo qeveri është qeveri që varfëron. Kërkesën që e kishim në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Ambientit, nuk morëm përgjigje se a do të mbahet të enjten”, ka thënë Tahiri.

Ai ka thënë se si PDK kërkojnë që kjo kontratë të anulohet.

“Kjo është e pa pranueshme. Nuk e kanë sjellë asnjë ligj që e lehtëson jetën e qytetarëve. Vendimet e pata të qeverisë Kurti po e rëndojnë jetën e qytetarëve po zhvillojnë afera korruptive. Mos prezenca e ministrit na pamundëson një debat të tillë”, është shprehur ai.