Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tahiri: I treguam mazhorancës që afati prej 30 ditëve, nuk vlenë në rastin aktual

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka thënë se mbledhja e kryesisë së sotme ishte pa agjendë dhe pa ndonjë arsye.

Sipas tij, arsyetimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, se afatet kohore për zgjedhjen e presidentit të ri, janë afruar, ai tha se këto afate nuk vlejnë në rastin aktual.

“Kryetari i Kuvendit dhe përfaqësuesit e mazhorancës u munduan ta arsyetojnë ngutinë e kësaj mbledhjeje, duke thënë se janë afatet 30 ditore që duhet të procedojmë sot, ne ia bëmë me dije që ato afate nuk vlejnë në rastin në fjalë sepse vendi nuk ka president efektiv duke ushtruar detyrën, pra Kosova, Kosova ushtrues të detyrës dhe afate 30 ditore nuk vlejnë. Ne kërkuam nga mazhoranca që të merret me pandeminë me zhvillimin ekonomik, drejtësi e ekonomi, ata e kanë endjen te sistemimi i njerëzve nëpër pozita”, deklaroi Tahiri.

“Kushtetuta e thotë se Presidenti zgjidhet në një seancë solemne, në një formë të dinjitetshme, sotpo tentohet që presidenti të zgjidhet në formën më të turpshme”, deklaroi Abelard Tahiri nga PDK.