Tahiri i reagon Mustafës: ‘Arnimi i qeverisë’ me PDK-në, ëndërr që e sheh çdo natë

Zërat se LDK mund të përfundoi në një koalicion me PDK-në, kryetari i rizgjedhur, Isa Mustafa, i ka quajtur teori konspirative. Madje, sipas tij, qeverisë me PDK-në “i ka dekë nëna”.

E pas këtyre deklarimeve të shefit të LDK-së, nuk kanë munguar edhe reagimet nga partia e Kadri Veselit.

Abelard Tahiri nga PDK ka thënë se qeverisja me PDK-në është ëndërr për Isa Mustafën.

Madje, ai ka thënë se Mustafa si kryetar i LDK-së do t’i humbë edhe këto zgjedhje parlamentare.

“Që kur ka arritur demokracia, Isa Mustafa është mësuar me humbjen e zgjedhjeve. Këto që janë në prag, s’janë asgjë tjetër veçse zgjedhjet e katërta me radhë që do t’i humbë si Kryetar i LDK-së. Paniku për t’i ikur realitetit që e pret, po ia shpërfytyron racionalitetin, duke e marrë PDK-në si referencë. Isa Mustafa dhe LDK-ja në tërësi, duhet ta kuptojnë që ka jetë edhe pa PDK-në dhe nuk është nevoja që të kapen pas PDK-së pafundësisht. “Arnimi i qeverisë” me PDK-në është ëndrra që Isa Mustafa e sheh çdo natë, por zgjedhjet që po na presin, do t’ia shkundin edhe këtë ëndërr”, ka shkruar në “Facebook”, anëtari i PDK-së, Abelard Tahiri.

Isa Mustafa: Qeverisë me PDK-në ‘i ka dekë nana’

www.kallxo.com