Tahiri i AAK-së kritikon qeverinë pas situatës në Deçan

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besik Tahiri ka kritikuar nivelin qendror të qeverisjes pas situatës së krijuar në komunën e Deçanit.

Ai tha se reagimi i qeverisë e cila drejtohet nga Albin Kurti dhe Ministrisë së Shëndetësisë, qe drejtohet nga Arben Vitia, ka qenë sikur krejt ngjarja të ndodhte në një shtet tjetër.

“Më e çuditshmja është neglizhenca e shtetit përkatësisht e Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve tjera. Në Deçan kemi mbi një mijë të helmuar dhe situatë emergjente dhe reagimi i qeverisë dhe MSh-së ishte si të ndodhte kjo në një shtet tjetër”, tha Tahiri.

Tahiri tha se Grupi Parlamentar i AAK-së kërkon me urgjencë që gjitha institucionet të dislokohen në Deçan dhe të shohin për së afërti gjendjen e të helmuarve.

“Komuna po operon vetëm me kapacitete komunale. Pse nuk ka reagim të qeverisë, MSh-së dhe i institucioneve. Kërkojmë që me urgjencë të ndërtohet grup që në emër të qeverisë ti trajtoj kërkesat e të helmuarve dhe personave të afektuar”, tha ai.

Tahiri iu drejtua qytetarëve të Deçanit duke thënë se nuk do të jeni vetëm dhe se do ta ngris çështjen në Kuvend dhe në mbledhje të kryesisë.

Pas helmimit të qindra qytetarëve, shpallet gjendje emergjente në Deçan

www.kallxo.com