Besnik Tahiri - AAK, Foto: KALLXO.com

Tahiri i AAK-së: Jemi të shqetësuar për kapjen e shtetit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë subjekti i tij është i shqetësuar siç e quajti ai, për “kapjen e shtetit”.

Këto deklarata Tahiri i bëri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që si pikë e rendit të ditës ishte edhe rekomandomi i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal për shkarkimin e pesë (5) anëtarëve të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

“AAK është e shqetësuar me tendencën për shkarkime dhe kapje të shtetit. Teme diskutimi ishte edhe shkarkimi i bordit të këshillit të komisionit të pavarur mbikëqyrës që edhe kaloi, institucionet i raportojnë Kuvendit dhe jo Qeverisë. Shkarkimit të tyre duhet t’i paraprijë një raport ose diçka e tillë dhe jo veç me u shkarku”, tha ai.