Tahiri deklarohet gjatë protestës së veteranëve

Deputeti i Partisë Demokratike, Albelard Tahiri është deklaruar për media gjatë protestës së veteranëve të OVL- UÇK-së.

Tahiri ka kërkuar nga protestuesit që të jenë paqësorë gjatë protestës dhe ka shtuar se PDK-ja nuk do të votojë projektligjin për pagat.

“Ne do të përpjekkemi që në asnjë rrethanë ky projektligj diskriminues të mos votohet. Ne si grup parlamentar në asnjë mënyrë nuk do të bëhemi pjesë e pisllëqeve të kësaj partie”, ka thënë Tahiri.

Veteranët e OVL-UÇK-së janë duke protestuar për të kundërshtuar mos përfshirjen e tyre në projektligjin për pagën minimale.

Veteranët e OVL-UÇK kanë hyrë në oborrin e Kuvendit, në një moment polica kanë përdorur sprej ndaj tyre.

Gjatë kësaj proteste dy policë janë lënduar.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Po ashtu sipas informacioneve të deritanishme një qytetarë ka kërkuar ndihmë mjekësore si pasoj e gazit/tymit të hedhur.

VIDEO – Policia përdor sprej ndaj veteranët protestues