Tahiri: Botërisht dihet se kush ka kryer krime në Kosovë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, në fjalën e tij në Kuvendin e  Kosovës ka kritikuar Kryeministrin e Kosovës, për deklarimet e tij rreth dialogut me Serbinë.

Tahiri ka thënë se inkurajon Kurtin që të zhvillojnë takime, por të bëhet e ditur ajo çka flitet brenda atyre takimeve.

“Me që nuk publikohet ajo që flitet brenda rëndësi ka ajo që flitet jashtë. Deklarimet e kryeministrit në një konferencë për media më mirë mos t`i kishim dëgjuar fare, nga kjo deklarata e kryeministrit e  kryeministrit, e cila i hedh pluhur të kaluarës tonë historike”, ka thënë ai.

Tutje, ai ka kërkuar që harta e krimeve mos të zgjerohet, por fokusi i krimeve të luftës të mbetet në Kosovë.

“Botërisht është e ditur se kush ka kryer krime në Bosnje dhe në Kosovë, botërisht dihet se ku është adresa e kriminelëve të luftës, por fatkeqësisht, kryeministri jonë nuk pati guxim të thotë se kjo adresë është Republika e Serbisë, ai me paramendim e zgjeroi hartën, duke kërkuar të till edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Tahiri.