Szunyog: Gratë po marrin përgjegjësi institucionale në Kosovë, por ka ende punë për t’u bërë

Në Prishtinë sot është shënuar fillimi i projektit “Përfshirja e Grave në Tavolinën e Negociatave”.

Në këtë ngjatje, shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë se kjo zyrë ka qenë shumë aktive në tri vitet e fundit duke kontribuar në këto politika.

Ambasadori ka shtuar se numri i grave në vendimmarrje në Kosovë po rritet, ndonëse ka shtuar se ende ka shumë punë për tu bërë.

“Gratë gjithashtu në mënyrë dominuese po marrin përgjegjësi institucionale edhe në Kosovë. Ne kemi një grua presidente, më tepër ministre dhe zëvendësministre, por edhe gra afariste dhe shpresoj që ky trend do të vazhdojë edhe në nivel komunal”, tha ai.

Megjithatë Ambasadori shtoi se kjo nuk do të thotë që gratë në Kosovë kanë mundësi të barabarta në vendimmarrje.

Ndërsa, menaxherja e këtij projekti Reyes Charle theksoi se  është e lumtur për realizimin këtij projekti me gjithë situatën me pandeminë.