Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Synimet e kandidatëve të Fushë Kosovës për digjitalizimin e shërbimeve komunale

Kandidatët për kryetar të Fushë Kosovës për zgjedhjet lokale të vitit 2021, kanë treguar për synimet e tyre për digjitalizmin e shërbimeve komunale.

Burim Berisha nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se ka shumë shërbime komunale në komunën e Fushë Kosovës që janë online.

“Nuk është e vërtetë, shërbimi online me 0 pikë, prokurimi është online, financat janë online e ka shumë shërbime që janë online. Certifikata mund të merret ose online ose në komunë, një herë merret aty e tjetër here mund ta marrin ku dush”, ka thënë Berisha.

Në anën tjetër Enver Bajçinca nga Lëvizja Vetëvendosje tha se do të implementojë projektin e qytetit të mençur ku qytetarët kanë shumë mundësi për ëifi e kamera.

“Me ardhjen tonë në pushtet ne do ta bëjmë digjitalizimin e të gjitha shërbimeve sepse shumë lehtë e bëjnë kompanitë private. Gjithashtu edhe projektin e shtyllave të mençura që do të ofrojnë ëifi, alarme, kamera e që mund të monitorohen nga komuna apo policia”, ka thënë Bajçinca.

Hasan Ismajli nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se digjitalizimin e shërbimeve do ta bëjë qysh në vitin e parë të qeverisjes.

“Digjitalizmi për dokumente mund të bëhet që në vitin e parë nëse qytetarët ma japin mandatin”, ka thënë Ismajli.

E Rrahim Tërnava nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se ka shumë njerëz të rinj profesionistë që mund të bëjnë digjitalizimin e shërbimeve komunale.

“Kryetari nuk as kompjuter në zyre. Në komunën tonë në 2021-tën i kemi ne kompjuterët e para 15 vjetëve nëpër administratë e radha është me qindra njerëz. Ka burokraci. Po ku e kuptojnë këta digjitalizimin kur nuk mbajnë as telefona smart. Ka shumë njerëz të rinj që këtë punë e ofrojnë shumë lehtë, digjitalizim ka mundësi me u bë në shkolla, qendrat e mjekësisë e edhe semaforët mund të kontrollohen nga komuna përmes digjitalizimin”, ka thënë Tërnava.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Fushë Kosovës diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Fushë Kosovës: Burim Berisha nga LDK; Enver Bajçinca nga LVV; Hasan Ismajli nga AAK dhe Rrahim Tërnava nga PDK. 

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës: Aida Alimi nga PDK; Vildane Latifi nga AAK; Vjollca Breznica nga LVV dhe Vjollca Konjusha nga LDK. 

Debati transmetohet në orën 20:30 në RTV Dukagjini dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.

Ky artikull hulumtues është përgatitur si pjesë e projektit “Rritja e Pjesëmarrjes së Qytetarëve në Agjendën Digjitale – ICEDA” me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij artikulli hulumtues është përgjegjësi e vetme e Open Data Kosovo dhe e autorit dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyrojnë qëndrimet e Bashkimit Evropian