Sylejman Selimi emërohet anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FFK-së

Me propozimin e presidentit Agim Ademi, Sylejman Selimi është bërë sot anëtar i ri i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas njoftimit të FFK-së, Selimi gjatë viteve 80-ta ka mbrojtur ngjyrat e KF Malushgat (Dukagjinit) dhe KF Buduqnosti nga Skenderaj, ndërsa në vitet ’90-96 ka luajtur për KF Drenicën.

“Dëshira për të kontribuar në zhvillimin e futbollit kosovar vazhdoi edhe pas luftës së fundit në vend, me ç’rast angazhimin e tij e vazhdoi në struktura udhëheqëse, në vitin 1999-2000 ishte president i KF Drenica, kur edhe klubi ishte inkuadruar për herë të parë në Superligë, më pas në periudhën 2000-2001, Selimi ishte drejtor dhe më pas edhe kryetar i Klubit të Futbollit Prishtina”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sylejman Selimi ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më  7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Selimi ka qenë këshilltar politik i Ramush Haradinajt në kohën kur ky i fundit ishte kryeministër, por e kishte liruar nga detyra, pas presionit ndërkombëtar.

Pas presionit ndërkombëtar, Haradinaj e liron nga detyra Sylejman Selimin