Sylejman Selimi e viziton Albin Kurtin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë të ditur se dje është vizituar nga  ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Sylejman Selimi.

Kurti përmes një publikimi në profilin e tij në “Instagram”, ka thënë se takimet me Selimin janë rikujtim i së kaluarës së popullit.

“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i Komandatit legjendar Adem Jashari, Gjeneral lejtnant Sylejman Selimi. Shoku im, Gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht. Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti.

Ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi është liruar me kusht në janar 2019.

Selimi  do të jetë nën mbikëqyrje të të Shërbimit Sprovues të Kosovës deri më 30.10.2020.

A ishte arrestuar në maj të vitit 2013 dhe ishte shpallur fajtor për një vepër penale të krimeve të luftës kundër popullatës civile nga Gjykata Themelore në Mitrovicë më 27 maj 2015 duke u dënuar më 6 vjet burg.

Ndërsa, më 7 qershor 2018 është mbajtur rigjykimi për “Drenica 2”, më 11 qershor është mbajtur për “Drenica 1”.

Sylejman Selimi lirohet