Sylë Vitia emërohet këshilltar i kryeministrit Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar sot Sylë Vitinë këshilltar politik.

Vitia është emëruar edhe Drejtor të Zyrës për Çështje të Kategorive të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përveç detyrave të tjera të parapara, Vitia do të punojë në shqyrtimin e të gjitha kërkesave të kësaj kategorie, të cilat presin përgjigje.