Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Syla: Një i lënduar nga arma e ftohtë po trajtohet në Qendrën Emergjente
27.10.2024 - 22:15
Një person është duke u trajtuar në Qendrën Emergjente në Prishtinë si pasojë e plagëve të marra nga arma ftohtë.
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 27.10.2024.
Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës i QKUK-së, Naser Syla.
Ai tha se gjendja e tij është stabile.
“Një i lënduar me armë të ftohtë, është duke u trajtuar në QE, për momentin janë duke u kryer ekzaminimet e duhura, gjendje stabile është”- ka thënë ai.
Lidhur me rastin, KALLXO.com ka kërkuar informacione nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe është në pritje të përgjigjes.