Syla: Kemi mbajtur 8 ditë grevë edhe në kohën e Thaçit, s’ka të bëjë me Kurtin

Kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, para Komisionit për shëndetësi se në lidhje me marrëveshjen që kishte nënshkruar kjo sindikatë me koalicionin PAN, pika e parë e asaj marrëveshjeje ka qenë rritja e buxhetit në shëndetësi kurse pika katër ka qenë ajo për rritje pagash.

Tutje Syla tha se protesta dhe grevat nuk janë politike dhe nuk kanë të bëjnë me asnjë udhëheqës shtetëror.

“Greva s’ka të bëjë me kryeministrin Kurti, sepse ne kemi protestuar edhe për ata e edhe për këta. Greva kemi mbajtur për tetë ditë edhe në kohën e zotit Thaçi”, është shprehur Syla.

Kjo deklaratë e Sylës erdhi pasi deputeti koalicionin në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Listës GUXO, Haxhi Avdyli ka pyetur Federatën Sindikale të Shëndetësisë se a kanë reaguar ndonjëherë për memorandumin që e kanë nënshkruar me koalicionin PAN dhe a e kanë konsideruar mashtrim mos përmbushjen e asaj marrëveshjeje.

Gjithashtu Avdyli ka pyetur Sindikatën se a kanë kërkuar ndonjëherë rritje pagash në bazë të performancës së mjekëve e po ashtu ka kërkuar edhe informacione në lidhje me numrin e sindikalistëve.