Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës në pikat kufitare në veri, Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Sveçla viziton pikat kufitare në veri

Ministri i Punëve të Brendshm, Xhelal Sveçla, ka vizituar sot pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak si dhe stacionet policore kufitare në Jasenovik dhe Koshtovë.

Sveçla ka shkruar se gjatë vizitës ka parë motovim dhe përkushtim të lartë te zyrtarët policorë në këto pika.

“Nga kjo vizitë pashë motivim të nivelit më të lartë tek zyrtarët policorë të cilët në koordinim me të gjitha institucionet e sigurisë, me përkushtim po vazhdojnë angazhimet e tyre të përditshme që të ofrojnë rend, siguri dhe mbrojtje për të gjithë qytetarët e vendit në tërë territorin e Republikës së Kosovës” – thuhet në postimin e ministrit Sveçla.

Ai theksoi se angazhimi institucional dhe siguria vazhdojnë të mbeten prioritete.

“Duke garantuar kështu sundim të ligjit dhe paqe të qëndrueshme në vend” – ka përfunduar Sveçla.

Kjo vizitë është realizuar dy ditë para se të fillojë periudha e gjobitjes për pronarët e veturave me targa ilegale.

Aktualisht Kosova po përballet me një situatë ku serbët në veri kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës për të kundërshtuar vendimin e qeverisë për konvertimin e targave nga ato ilegale në RKS.

Sipas vendimit të qeverisë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të jenë targat provuese për dy muaj të tjerë, dhe nga  21 prilli nuk mund të ketë më targa ilegale.