Sveçla: Trupat e viktimave të aksidentit në Kroaci janë rrugës për në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla ka thënë se trupat e viktimave nga aksidenti tragjik në Kroaci janë rrugës për në Kosovë dhe pritet të arrijnë në mëngjesin e së mërkurës.

“Të gjitha procedurat për kthimin e viktimave kanë perfunduar. Trupat e viktimave janë rrugës duke ardhur në Kosovë. Ne besojmë që heët në mëngjes do të mbërrijnë këtu dhe pastaj duke mbështetu gjitha familjet do të organizohen ceremonitë e varrimit”, tha ai në konferencë për media në Aeroportin e Prishtinës.

Kanë mbërritur sonte në Kosovë 27 bashkatdhetarë, të cilët i mbijetuan aksidentit tragjik në Slavonski Brod të Kroacisë.

Më 25 korrik 10 bashkatdhetarë kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar si pasojë e aksidentit në Kroaci, pasi autobusi humbi drejtimin.