Xhelal Sveçla në takim me Jorg Ruter

Sveçla priti në takim lamtumirës Gjeneralin e NATO-s Jorg Ruter, flasin për sigurinë në Kosovë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar një takim me drejtorin e NATO-s Advisory and Liaison Team (NALT), Gjeneralin Jorg Ruter, në prag të përfundimit të mandatit të tij.

Sipas njoftimit të MPB-së, pjesë e takimit ishe edhe pasardhësi i Ruter, Gjenerali Joachim Hoppe.

“Në këtë takim ministri Sveçla falënderoi Gjeneralin Jörg Rüter për bashkëpunimin e shkëlqyer në avancimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë, si dhe i uroi suksese në karrierën e tij të mëtutjeshme duke e siguruar se ky bashkëpunim do të vazhdojë dhe më tutje me Gjeneralin Joachim Hoppe”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Në komunikatë bëhet e ditur se gjatë takimit u diskutua edhe situata e sigurisë në Kosovë dhe roli i NALT-it në mbështetje të institucioneve.

“Gjithashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë si dhe rolin e NALT-it  në mbështetje të institucioneve, me theks të veçantë tek ndërtimi i kapaciteteve në fushën e sigurisë”, thuhet në komunikatë.

Sipas njoftimit, në fund të takimit ministri Sveçla ka shprehur përkushtimin e tij që në koordinim dhe bashkëveprim me aletët, të ofrojë siguri për gjithë vendin.

“Në fund të takimit misitri Sveçla shprehu përkushtimin e tij maksimal që në koordinim dhe bashkëveprim me aleatët tanë, të ofrojë siguri për të gjithë vendin, qytetarët tanë dhe të shtyjnë përpara aspiratat e shtetit tonë në integrimin euro atlantik”, njofton MPB-ja.