Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, gjatë vizitës në pikat kufitare në veri, Foto: Xhelal Sveçla/Facebook

Sveçla: Pritet shpejt të ketë rezultate ndaj atyre që kanë djegur vetura e kanë sulmuar zyrtarët policorë

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Svecla ka treguar se ka informacione se janë duke u zhvilluar hetime dhe pritet që shumë shpejt të ketë rezultatet ndaj grupeve që dyshohet se kanë kryer sulme ndaj zyrtarëve policor, e me djegien e veturave në veri të vendit.

“Në bazë të informatave që marrë, jam i bindur që shumë shpejt do të ketë rezultate edhe në adresimin ndaj krimineleve që kanë marrë pjesë në këto sulme. Janë duke u bërë hetime intensive që do të çojnë drejt rezultateve të pritura” –  tha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sipas tij, Policia e Kosovës është duke e hetuar secilin rast veç e veç.

“Policia e Kosovës në vazhdimësi janë duke hetuar secilin rast veç e veç. Si rezultat i kësaj, ne kemi pasur tashmë rezultatet e para në luftimin e grupeve që janë marrë me kontrabanda. Kjo nuk e mohon që të jenë të njëjtat grupe’ – ka shkruar tutje ai.

Kohëve të fundit në veri të vendet ka pasur disa njoftime nga Policia e Kosovës për djegie të veturave në veri të vendit.