Sveçla për sulmin ndaj Policisë në Zveçan: Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj policisë së Kosovës në Zveçan, ku mbeti i lënduar një zyrtar policor.

Përmes rrjetit Twitter ai ka potencuar se autorët do identifikohen e të sillen para drejtësisë.

“Dënoj fuqishëm sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës në Zveçan nga grupet kriminale të maskuara të drejtuara nga Beogradi. Këto akte rrezikojnë jetë dhe synojnë destabilizimin e vendit tonë. Ne qëndrojmë të bashkuar kundër një dhune të tillë. Autorët do të identifikohen dhe do të vihen para drejtësisë”- ka shkruar ai.

Disa protestues të maskuar kanë sulmuar me gurë veturat e Policisë së Kosovës në rrugët e Zveçanit.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur sot se një zyrtar policor është lënduar në veri të Kosovës gjatë protestave të protestuesve serbë në Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Momenti kur protestuesit sulmojnë veturën e Policisë në Zveçan