
Sveçla për incidentin në Leposaviq: Të dyshuarit kanë vënë në rrezik jetën e policëve
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është shprehur i shqetësuar me incidentin e ndodhur sot në Leposaviq.
Përmes një postimi në Twitter, Sveçla ka thënë se në këtë incident jeta e policëve ka qenë në rrezik.
“Thellësisht i shqetësuar për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me një automjet tentojnë t’i shmangen një postblloku policie. Ata kanë goditur me dashje veturën e PK-së dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve. Oficerët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën” – ka shkruar ai.
Deeply concerned about the recent incident in Leposaviq.Two persons with a vehicle,attempt to evade a police checkpoint.They hit KP car intentionally and put the lives of police officers in danger. KP officers were forced to fire at vehicle’s direction to neutralize situation.1/2
— Xhelal Sveçla (@XSvecla) January 23, 2023
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një veture në Bistricë të Leposaviqit, në tentim për t’i neutralizuar.
“Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Tutje është thënë se personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia konfirmon incidentin në Leposaviq, shtënë me armë për të neutralizuar rrezikun