Liqeni i Ujmanit, Foto. Xhelal Sveçla/Facebook

Sveçla: Për herë të parë që nga paslufta Policia filloi patrullimin kufitar në liqenin e Ujmanit

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se sot ka filluar patrullimi i rregullt i vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas Sveçlës, një gjë e tillë është duke ndodhur për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të Njësitit për patrullim ujor.

Ai gjithashtu ka thënë se nga Policia do të patrullojë edhe të gjithë hapësirën e liqenit të Ujmanit.

“Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë. Përgëzoj Policinë e Kosovës për suksesin e radhës” – ka thënë Sveçla.

Foto: Xhelal Sveçla/Facebook