Sveçla: Nëse mbetet edhe vetëm njësia e trafikut, me ta do ju hetojmë

 Ish-ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal Sveçla, duke ju drejtuar Qeverisë Hoti me epitetin “Kotët” ka thënë se nëse edhe vetëm njësia e trafikut policor mbetet, me ta do t’i hetojnë e zbulojnë.

“Kotët kot e kanë. Mund t’i shpërbëni gjithë njësitë e specializuara, po edhe veç njësia e trafikut policor nëse mbetet, me ta do t’iu hetojmë e zbulojmë. Mijëra policë mezi që presin që t’u çelet udha për ta hetuar e zbuluar vrullin tuaj korruptiv. Hajnat n’burg! ” ka shkruar Sveçla në Facebook.

Kabineti qeveritar para disa ditësh ka marrë vendim për shuarjen e Departamentit Special Anti-Korrupsion.

Departamenti Special Anti-Korrupsion me qëllim të hulumtimit dhe luftimit të dukurive korruptuese në Kosovë,  është themeluar më 26 shkurt të vitit 2010 në kohën sa ishte kryeministër, Hashim Thaçi.

Ky departament përbëhet nga 8 prokuror, 5 vendorë, ndërsa 3 të emëruar nga autoritetet e EULEX-it.

Veliu për Sfeçlën: Nuk ka kryer asnjë punë, përveç që dha leje të lëvizjes për ‘dostat e tij’