Sveçla në Procesin e Berlinit: Qeveria ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit e të migracionit të paligjshëm

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ka marrë pjesë në takmin e ministrave përgjegjës për sigurinë e brendshme dhe migracionin të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit.

Ai në një postim në Twitter është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen e tij në këtë takim.

Tutje i pari i MPB-së tha se Kosova është e përkushtuar të shtyjë përpara iniciativat në kuadër të Kornizës së Procesit të Berlinit në dobi të rajonit dhe më gjerë.

Tutje Sveçla shtoi se lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, migracionit të paligjshëm dhe terrorizmit mbetet prioritet për Qeverinë e Kosovës.