Sveçla: Kam kërkuar nga Policia angazhim maksimal që autori i vrasjeve në Gllogjan të arrestohet sa më parë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një reagim në facebook ka thënë se menjëherë pasi ka mësuar për ngjarjen në Gllogjan, ku deri më tash janë konfirmuar tre persona të vrarë, e ka ndërprerë vizitën dhe aktivitetet e parapara në Shqipëri dhe është rrugës për në Deçan.

“Ndërkohë, kam qenë dhe jam në telefon me drejtuesit e forcave të rendit, për pasojë nuk kam mundur t’i drejtohem më herët opinionit publik. Kam kërkuar nga Policia e Kosovës angazhim dhe mobilizim maksimal, me të gjitha njësitë dhe formacionet e nevojshme, në mënyrë që autori i këtij akti makabër të arrestohet sa më parë”, ka shkruar Sveçla.

Ministri ka thënë se është i shqetësuar dhe i tronditur prej këtij akti.

“Bashkëndjejmë me familjarët që kanë humbur të dashurit e tyre dhe lutemi për shërimin e të plagosurve”, shkruan ministri Sveçla.

Tre të vdekur nga atentati në Deçan, shoferi i autobusit dhe dy nxënës (VIDEO)