Karaçevë - 18.09.2020, Foto:Adelinë Ahmeti- KALLXO.com

Sveçla flet për aksionin në Karaçevë

Ish-ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se aksioni në Karaçevë për kazinotë nuk ishte bërë gjatë Qeverisë Kurti pasi ende nuk ishte përgatitur mirë.

“Nuk mund të hymë ne në Karaçevë pa u përgatitur. Ne kemi qenë në faza përgatitore, nuk mund të futesh në një aksion që pastaj ti e shkarkon drejtorin e Policisë për dështime në atë aksion. Policia në aspektin operacional duhet të jetë e pavarur, por kërkesat duhet t’i marrë edhe nga bartësit e institucioneve. Ne po i drejtohemi qytetarit se  ne do ta luftojmë krimin e organizuar dhe korrupsionin, do të sjellim sundim të ligjit dhe pastaj ti si bartës i institucionit duhet të gjesh mekanizma legalë që e figurojnë atë”, deklaroi ai në emisionin “Kallxo Pernime”.

Ai ka komentuar edhe deklarimet se Qeveria Kurti nuk kishte guxim që të urdhëronte aksionin në Karaçevë.

“Agim Veliu ka kërkuar që të bëhet aksioni atje, në Karaçevë, por kryeministri Kurti i ka thënë se duhet të përgatitet mirë”, tha ai.