Xhelal Sveçla - Foto: Facebook

Sveçla flet pas lajmeve për sulm ndaj tij

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka mohuar të jetë sulmuar deri sa ishte duke qëndruar në një nga kafiteritë e qytetit.

Në një prononcim për KALLXO.com Sveçla ka thënë që nuk është sulmuar fizikisht, por vetëm ka qenë dëshmitarë i një rrahjeje.

“Nuk është lajm i vërtetë, ne kemi qenë dëshmitarë të një rrahjeje në një nga kafiteritë të kryeqytetit  ne kemi intervenuar për me i nda s’ka asgjë tjetër. Unë nuk kam pësuar asnjë lëndim”, ka thënë Sveçla për KALLXO.com.

Incident në Prishtinë, i përfshirë edhe Xhelal Sveçla