Sveçla falënderon policët, mjekët dhe infermierët të cilët janë në detyrë sot dhe nesër

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka falënderuar të gjithë policët, mjekët dhe infermierët.

Ai ka uruar për Fitër Bajram të gjithë besimtarët mysliman.

“Sot agjëruesit mbyllin muajin e shenjtë të Ramazanit, muajin e përkushtimit ndaj Zotit, forcimit të vlerave e pastrimit të shpirtit. Nesër, më të vetëdijshëm për ato që kemi e me zemra plot lutje për një të ardhme më të mirë, presim festën e Fitër Bajramit. Me këtë rast dua të uroj të gjithë besimtarët myslimanë nga Republika e Kosovës, nga diaspora e nga çdo vend ku ka shqiptarë, që të kenë një festë të Bajramit sa më të gëzueshme, me deshirën që të gjithëve të na presin ditë më të mira e të na dëgjohen e pranohen lutjet!”, thuhet në postimin e tij në Facebook.

“Në veçanti do doja të falënderoja ata që edhe sot e nesër janë në detyrë, në betejën kundër pandemisë, policët, mjekët e infermierët. Zoti ua pranoftë agjërimin e lutjet tuaja. Për shumë mot festa e Fitër Bajramit. Shëndet e begati për ju, kudo që jeni”, kas shkruar ai.