Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në konferencë për media - 15 prill 2022, Foto: KALLXO.com

Sveçla: Është arrestuar personi që ka kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit

Personi që dyshohet se ka kërcënuar nënkryetaren e Leposaviqit, Dragana Miletiq është arrestuar.

Kështu njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Krimi dhe kërcënimi nuk kalojnë”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Përveç këtij arrestimi, ai ka treguar se në veri pardje është ndaluar kontrabanda me mallra dhe dje është konfiskuar vetura në kërkim ndërkombëtar.

Koha e pandëshkueshmërisë, siç thotë Sveçla ka marrë fund.

1 qershor, Miletiq ka raportuar se është kërcënuar dhe kishte kërkuar mbrojtje nga Policia e Kosovës.

KALLXO.com mëson se e njëjta kishte marrë disa mesazhe kërcënuese.

Dragana Miletiq është zgjedhur nënkryetare e Komunës së Leposaviqit, komunë kjo e cila tash drejtohet nga Lulzim Hetemi.