Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Sveçla e shkarkon u.d drejtorin e Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave, Fadil Kodrën

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ka liruar nga detyra Fadil Kodrën, i cili ka pasur pozitën e ushturesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për Menaxhim të Emergjencave.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zyrtari për komunikim nga MPB, Behar Haziraj.

“Po dje është shkarku, ministri dje e ka shkarku. Nuk kam detaje tjera”, ka thënë Haziraj për KALLXO.com.

KALLXO.com është duke provuar të marrë një qëndrim edhe nga Kodra. Ai nuk e ka hapur telefonin kur është kontakuar nga KALLXO.com.

Fadil Kodra ka qenë drejtor i kësaj agjencie, por pas skadimit të mandatit ka pasur pozitën e ushtruesit të detyrës së drejtorit.