
Foto: Xhelal Sveçla/ Facebook
Sveçla e Krasniqi vizitojnë dy familje në Shtërpcë për t'ua uruar Krishlindjet ortodokse
07.1.2025 - 16:11
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ai i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi vizituan familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë.
Arsyeja e vizitës sipas Sveçlës është për t’ua uruar festën e “Krishlindjeve Ortodokse”, më 07.01.2025.
“Bashkë me Ministrin Elbert Krasniqi vizituam familjet Illic dhe Filipovic në Shtërpcë të cilët hapën dyert për uruar e festuar së bashku me ta Krishtlindjen ortodokse. Nga këto familje mikpritëse e punëtore ua përcjellim urimet e përzemërta të gjithë besimtarëve bashkëqytetarë tanë që festojnë sot Krishtlindjet ortodokse sipas kalendarit julian”- ka shkruar ministri Sveçla.