Foto: KALLXO.com

Sveçla: Dy serbë të arrestuar për sulmet ndaj zyrtarëve policorë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme dhe sot, janë arrestuar dy persona, që janë të dyshuar për sulme ndaj zyrtarëve policor.

Sipas Sveçlës, të dyshuarit janë të etnisë serbe.

“Policia e Kosovës dje ka arrestuar një qytetar të etnisë serbe për sulm ndaj zyrtarëve policor dhe sot është arrestuar një tjetër qytetar i etnisë serbe i cili po ashtu ka qenë në kërkim për sulme ndaj zyrtarëve policor”- ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ministri tha se sulmet që cenojnë sigurinë e vendit, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme.

“Sulmet që cënojnë sigurinë e vendit tonë, ndaj qytetarëve dhe ndaj zyrtarëve policorë janë të pa pranueshme. Duhet angazhim i gjithsecilit që kryesit e këtyre veprave, pa dallim etnie, të sillen sa më parë para drejtësisë”- është shprehur ai.

Më tej, Sveçla ka thënë s e lufta kundër krimit nuk ka alternativë.

“Siç edhe jemi zotuar në vazhdimësi, lufta jonë kundër krimit dhe rritja e sigurisë për qytetarët pa dallim nuk kanë alternativë. Do të vazhdojmë angazhimin maksimal që të gjithë kryesit e veprave kriminale e terroriste të sillen para drejtësisë”- ka shtuar ai.

KALLXO.com më parë raportoi se një person i dyshuar për sulmet ndaj Policisë së Kosovës gjatë tetorit të vitit 2021 është arrestuar sot nga njësitet policore.

Aksioni kundër kontrabandës, Policia jep detaje për arrestimin e të dyshuarit për sulm ndaj policëve të Kosovës në veri