Sveçla: Dy qytetarë të nacionalitetit serb të plagosur në veri, i dyshuari pjesëtar i strukturave paralele të Serbisë
Dy qytetarë të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur në Mitrovicën e Veriut në një incidenti që ka ndodhur sonte.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Sapo jam njoftuar nga Policia e Kosovës se në Mitrovicën e Veriut ka ndodhur një incident me ç’rast dy qytetar të nacionalitetit serb kanë mbetur të plagosur dhe njëri nga ta ndodhet nën tretman mjekësor” – ka shkruar Sveçla në “Facebook”.
Njësitet relevante policore, siç njofton ministri tashmë kanë dyshime të bazuara mbi dorasin e këtij akti, i cili është po ashtu i nacionalitetit serb, pjesëtarë i strukturave paralele kriminale të Serbisë.
Ai ka shtuar se policia do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave që kanë në mënyrë që dorasi apo dorasit e këtij sulmi të sillen sa më parë para drejtësisë.